Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, me moton “Mediet nuk janë armiku”.
Me këtë rast, kryetari i AGK, Xhemajl Rexha, ka thënë se në këtë ditë duhet kujtuar qeverive të respektojnë punën e medias.
“Sot jemi për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit dhe është ditë që shënon rëndësinë që kanë mediet e lira kudo në botë. Kujton edhe gjithë ata gazetarë që kanë humbur jetën duke raportuar në vendin e tyre të punës. T’ua kujtojmë qeverive të respektojnë punën e medias. Në Kosovë ndër vite ka pasur përpjekje për të kontrolluar mediet në forma të ndryshme. Megjithatë, skena mediale në Kosovë vazhdon jetë pluraliste”.
“Tema kryesore është që mediat nuk janë armiku. Ndër vite gazetarët kanë luajtur rolin primar informimin e publikut. Ajo që presim është njerëzit në pushtet të pranojnë punën e gazetarit. Sjellja ndaj gazetarëve e bënë punën e gazetarit shumë të vështirë. Kur kjo narrativ bëhen e përditshme e bënë të rrezikshme jetën e gazetarëve. Kërkojmë pushteti të ndaloj bojkotimin ndaj mediave”, u shpreh Rexha, raporton Ekonomia Online”.
Tutje Rexha ka thënë se ka thënë se politikanët në Kosovë, duhet ta ndalin gjuhën denigruese ndaj mediave dhe të garantojnë që nuk do të ndërhynë në punën e medieve.
“Tentativa e politikanëve që skandalet të fshihen duke sulmuar gazetarët me narrativen e mirë orkestruar që “ata shpifin, mos u besoni”, është e rrezikshme dhe i bënë gazetarët të dukën kinse janë armiku i vendit. Kur kjo narrativë bëhet e përditshme atëherë, ajo përbënë kërcenim direkt për sigurinë e gazetarëve”.
“Në vend të nxitjes se urrejtës ndaj gazetarëve, fuqia politike në vend sot duhet të përdoret për të përmirësuar ambientin e të bërit gazetari, duke adresuar fillimisht të gjitha kritikat që janë dhënë nga raportet kredibile të organizatave ndërkombëtare”, theksoi kryetari i AGK-së.
Ai ka lexuar deklaratën e përbashkët të bordit të AGK-së,
Deklarata e përbashkët e bordit të AGK-së:
Në fillim të dekadës së tretët të lirisë së Kosovës, roli i medieve mbetet po aq vital për zhvillimin demokratik të saj. Ndër vite gazetaret dhe mediet kosovare kanë luajtur rolin e tyre primar, informimin e publikut dhe mbajtjen përgjegjëse të njerëzve në pushtete që kanë udhëhequr dhe udhëheqin me vendin. Ndodh rralle që politikanët të jenë të kënaqur me punën e mediave dhe gazetarët nuk kërkojnë dhe nuk presin një gjë të tillë, por ajo që njerëzit në pushtete të njohin rolin dhe profesionin e gazetarit dhe ta respektojnë atë. Sulmet e vazhdueshme dhe të orkestruara nga pushteti aktual shpeshherë të bëra me gjuhë politikisht në rregull janë duke e degraduar profesionin e gazetarit si asnjëherë më parë. Kjo sjellje në kombinim me mbylljen e institucioneve dhe mos transparencën që ka mbizotëruar gjatë tere vitit të kaluar e bënë punën e gazetarit shumë të vështirë. Tentativa e politikanëve që skandalet të fshihen duke sulmuar gazetarët me narrativen e mirë orkestruar që “ata shpifin, mos u besoni”, është e rrezikshme dhe i bënë gazetarët të dukën kinse janë armiku i vendit. Kur kjo narrativë bëhet e përditshme atëherë, ajo përbënë kërcenim direkt për sigurinë e gazetarëve. Në vend të nxitjes se urrejtës ndaj gazetarëve, fuqia politike në vend sot duhet të përdoret për të përmirësuar ambientin e të bërit gazetari, duke adresuar fillimisht të gjitha kritikat që janë dhënë nga raportet kredibile të organizatave ndërkombëtare. Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Ne kërkojmë që politikanët të ndalin menjëherë bojkotimin e mediave, të japin llogari rregullisht, të respektojnë legjislacionin për qasje në dokumente publike, të mos sulmojnë apo nxisin urrejtje ndaj gazetarëve dhe të krijojnë kushte për luftimin efektiv të pandëshkueshme risë së sulmeve ndaj gazetarëve.
Në fund kreu i AGK-së Xhemal Rexha, e përfundoi fjalimin e tij me moton “Mediat nuk janë armiku”.