Xhemajl Rexha nga Kanal10 është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Rexha, u zgjodh në krye të AGK-së me 171 , duke lënë pas kandidatin tjetër Arton Mulliqi, i cili mori 146.
Tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
Në Kuvendin Zgjedhor kanë marrë pjesë 320 anëtarë të cilët i votuan 8 anëtarë të Bordit.
“Ndërsa, anëtarë të rinjë të Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dheMentor Buzhala me 66 vota”, thuhet në postimin e AGK-së.
Rexha tha se është nder kjo fitore për të duke premtuar se do të punojë për të gjithë kolegët.
Gentiana Begolli, e cila ka ushtruar këtë detyrë i uroi suksese kandidatit të zgjedhur.