Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Nismas, Isa Xhemajlaj, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit “Halil Bajraktari”.
Ai edhe pse nuk pret që shumë qytetarë të dalin të votojnë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre.
Gjithashtu theksoi se në Drenas pret që të fitojnë qytetarët.
Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i Nisma për Kosovën.
Lista përfundimtare e votuesve e certifikuar nga KQZ-ja përmban 52 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 qendra votimi me gjithsejtë 72 vendvotime.