Kandidati i Nismës për Kosovën, për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka votuar në shkollën “Halil Bajraktari”.
Ai ka thënë se po bëhet presion mbi votuesit, duke fajësuar kështu partitë që janë të lidhura me pushtetit. Ndërkaq është shprehur se nga këto zgjedhje pret të dal fitues, raporton Ekonomia Online.
“Presim që të kemi zgjedhje demokratike pa presione, dhe gjithsesi pres fitore. Qytetarët duan ndryshime. Deri tani ka pasur presione tek shërbyesit civilë dhe publikë, që në njërën anë janë të lidhur me pushtetin”, ka thënë ai.