Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj gjatë qëndrimit në një vizitë në Republikën e Italisë, i shoqëruar nga konsulli në Bari, Arben Muhameti ka takuar Marialisa Mango, prefekte e Barit dhe njëkohësisht përgjegjëse e emergjencave për jugun e Italisë zona e nëntë.
Me këtë rast Xhemajlaj falënderoi prefekten për pritjen, njëkohësisht për ndihmën që ka dhënë Republika e Italisë në konsolidimin e demokracisë dhe aspekteve që kanë ndihmuar në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Zëvendësministri Xhemajlaj i njoftoi edhe rreth gjendjes së Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe mundësitë e bashkëpunimit me prefekturën e Barit për të ndihmuar Republikën e Kosovës në trajnime specifike sa i përket fushës së emergjencave.
Prefektja e Barit, Marialisa Mango premtoi se do të angazhohet për të gjetur mundësitë që të përkrahë Agjencinë e Kosovës për Menaxhim të Emergjencave.