Këngëtarja Kida mbrëmë ( e mërkurë) e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga ‘Ti’ menjëherë pas publikimt ka filluar të pëlqehet nga fansat ndërsa kolegët e kanë përkrahur duke ia shpërndarë këngën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net
Ishte këngëtarja Xhensila ajo e cila publikisht i ka dhënë mbështetje Kidës.
‘’Urime zemër, super këngë’’ ka shkruar ajo në një postim në Instastory ku ka shkëputur një pjesë nga klipi.
Kujtojmë se dyshja janë mike shumë të mira pavarësisht se është diskutuar shumë mos pjesmarrja e Kidës në dasmën e Xhensilës dhe Besit.