Kreativiteti “zero”, kopjimi i përpiktë: Rihanna inspirim jo vetëm i Xhensilës, por edhe kësaj këngëtare

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është publikuar kënga e Xhensilës në bashkëpunim me Lumi B, këngë kjo e cila është pritur shumë gjatë për t’u publikuar por nuk u prit aq mirë sa ishte paramenduar.


E gjitha kjo pakënaqësi vjen pasi videoklipi i Xhensilës dhe Lumit, në një pjesë të caktuar del të jetë identik me videoklipin e Rihannës, tek kënga “Wild Thoughts”, të cilën e kishte në bashkëpunim me DJ Khaled dhe Bryson Tiller, këngë kjo e cila u publikua me 16 qershor të vitit 2016.

Pjesa e klipit ku Rihanna është në dhomën e gjumit duke kërcyer solo, është kopjuar në përpikmëri nga Xhensila. Përveç vallëzimit edhe e kopjuar edhe skenografia.

Mirëpo Xhensila nuk është e vetmja që e ka kopjuar.

Kida në klipin “Paranoja”, që e kishte në bashkëpunim me Mozzik, ka po të njëjtën skenë si Rihanna, të cilën së fundmi e bëri “të gjallë” edhe Xhensila.

E për këtë këngëtarja nga Shqipëria mori komente të shumta. Komentuesit e kritikuan atë duke i thënë që të jetë më origjinale, dhe klipet e saj të mos ngjasojnë pothuajse totalisht me këngëtaret e njohura.

Nga ana tjetër, projektet e Xhensilës dhe Kidës nuk është realizuar nga i njëjti produksion, “Prit Pak” është realizuar nga CINEGR8, ndërsa “Panaroma” nga “Imagine films”, mirëpo nuk dihet se a ka qenë këto skena të kërkuara nga këngëtarët apo produksionet janë marrë me këtë punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme