Xhensila Myrtezaj është shfaqur mjaft provokuese në rrjetet sociale. Këngëtarja pozoi e veshur me një kostum sportive veror nga makina duke vënë në pah linjat e saj bombastike trupore.
Ajo mori mjaft komplimente për foton hot, por komenti i bashkëshortit të saj, Bes Kallakut rrëmbeu vëmendjen.
Aktori i humorit vuri në pah një detaj që i kishte “shpëtuar” Xhensila Myrtezajt.
Këngëtarja nuk kishte vendosur rripin e sigurimit teksa pozoi në timon.
Bes Kallaku i kërkoi të vendoste rripin pasi do i duhej atij që të paguante gjobat e policisë.
“Vendos rripin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti paguar unë gjobat e tua 😂”- shkroi aktori.
Ndërsa Xhensila ka vendosur që të mos i përgjigjet komentit të tij.