Artistja e njohur, Xhensila Myrtezaj, është ndër më të dashurat për publikun e gjerë.
Ajo gjithmonë mundohet të mbajë afër fansat e saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka zgjedhur që të publikojë portretin familjar.
Ajo u shfaq së bashku me bashkëshortin, Bes Kallaku, derisa shiheshin që të dy duke u argëtuar me vajzën e tyre.
Me këtë rast, këngëtarja vendosi që të dedikojë disa fjalë të ëmbla për vajzën, pasi edhe sot festohet Dita e Femijëve.
“Shpirtin, zemrën, sytë plot! Gëzuar një Qershorin të gjithë fëmijëve. “E tyre do të jetë mbretëria e qiejve”.
Xhensila përndryshe dhe Bes Kallaku u martuan në vitin 2017, kurse para dy viteve pritën në jetë vajzën Ajka.