Xhenxhefil me mjaltë, një kombinim që ndihmon tretjen

Prishtinë | 20 Gus 2024 | 02:04 | Nga Ekonomia Online

Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy përbërësve, duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit.

Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit im-unitar. Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë. Toniku me xhenxhefil dhe mjaltë ka një nivel të lartë proteinash e si rrjedhojë ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrave.

Nga ana tjetër, toniku stimulon rritjen e florës intestinale që përshpejton tretjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve. Së fundmi, toniku me mjaltë dhe xhenxhefil ka aftësinë të thithë përbërësit e tjerë nga ushqimi dhe të reduktojë mbetjet. Toniku mund të përdoret edhe nga fëmijët për t’i qetësuar nga dhimbjet e stomakut. Toniku është një zgjidhje që të qetëson se sa një kurë e mirëfilltë medicinale.

Për këto arsye, dhe shumë të tjerë shumë njerëz në mbarë botën, mbajnë gjithmonë xhenxhefil dhe mjaltë në shtëpinë e tyre dhe përgatisin këtë pastë sa herë që kanë kollë ose ftohen. Karamelet me xhenxhefil dhe mjaltë janë gjithashtu një variant shumë popullor i kësaj përzierje magjike.

Nëse keni fytin të acaruar dhe nuk jeni në gjendje të flisni, atëherë duhet të konsumoni këto karamele me xhenxhefil dhe mjaltë dhe fyti juaj do të shërohet menjëherë. Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe xhenxhefilit në kurimin e sëmundjeve respiratore nuk kanë të krahasuar.

Ndoshta nuk e dinit, por mjalti është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm për të transmetuar vlerat e barishteve dhe erëzave si xhenxhefili apo xhinxheri në organizëm. Si mjalti ashtu edhe xhenxhefili kanë vlerat e tyre të veçanta, por kombinimi i të dyjave i jep organizmit një bonus shtesë. Mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë dhe xhenxhefil është të përziesh një lugë me lëngun e xhenxhefilit dhe një lugë mjaltë.

Vlerat e mjaltit me xhenxhefil Shëndeti i zemrës: Toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit është plot antioksidantë që zbusin sjelljen agressive të substancave të quajtura prostaglandin. Këto substanca përthithen nga acidet e yndyrës në formën e enzimave. Prostaglandinat gjenden në të gjithë trupin dhe ndihmojnë funksionet e të gjithë organeve. Sa i përket shëndetit të zemrës, toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit zbut crregullimet e enëve të gjakut, ul tensionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve si aterosklerozës dhe atakut në zemër.

Azma: Besohet se përzierja e mjaltit me xhenxhefil dhe piper të zi mund të trajtojë ose të minimizojë efektet e astmës. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri dhe relakson enët e gjakut në mushkëri. Problemet e frymëmarrjes: Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.

Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim të menjëhershëm për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa. I nevojshëm në betejën kundër kancerit: Mjalti me xhenxhefil arrin të reduktojë të vjellat dhe të përzjerat që shkaktohen nga kurat e kemioterapisë pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit.

Këto procedura janë aq intense sa shkaktojnë shumë të vjella tek pacientët të cilët detyrohen të përdorin zgjedhje alternative. Xhenxhefili përshpejton zbrazjen e stomakut sepse ka aftësi në përmirësimin e tretjes. Në këtë mënyrë ndjesia e të vjellës reduktohet. Të përzierat nga kemioterapia shkaktohen si pasojë e cisplatinës, një përbërës i kurës.

Xhenxhefili arrin të balancojë efektet e këtij përbërësi. Xhenxhefili gjithashtu sugjerohet të përdoret nga gratë shtatzënë sepse redukton të vjellat dhe të përzierat si pasojë e shtatzanisë. Nëse e kombinojmë me efektet natyrale të mjaltit, të dyja ofrojnë një zgjedhje të mirë për të parandaluar këto dy simptoma të shkaktuara nga një sërë burimesh të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme