Radiostacioni i sportit me seli në Londër, talkSPORT, e ka përpiluar një listë ku ka renditur 10 lojtarët të cilët kanë fituar më së shumti tituj në Premier Ligë.
Në këtë listë, futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, është renditur në pozitën e dhjetë.
Kjo për shkak se gjatë karrierës së tij, Shaqiri ka arrit të sigurojë gjithsej 13 tituj, gjë që e bën atë një futbollist shumë të suksesshëm.
Xherdan Shaqiri ka arrit të fitojë tre herë Super Ligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Lokal si dhe një herë Superkupën gjermane.
Ai gjithashtu së fundmi ka fituar një herë në Kampion Ligë, një herë Superkupën evropiane si dhe një herë Botërorin e klubeve.