Ylli i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka paralajmëruar rivalin – Manchester City se ata “do të jenë aty deri në fund” në garën për titullin e kampionit.
The Reds kanë bërë presion drejt kreut të tabelës pas një fitore 3:0 në betejën e së shtunës ndaj Watford, për të arrit fitoren e dhjetë nga 13 ndeshje këtë sezonë, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Skuadra e Jurgen Klopp mbetet vetëm dy pikë pas liderit Manchester City.
Se do të ketë rivalitet të zjarrtë për titullin e Premier League, ka thënë ylli shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri.
“Ne do të jemi aty deri në fund”.
“Nuk do ta shikojmë Man City, ne duhet ta shohim vetveten dhe të provojmë që të dhurojmë paraqitje të mira në fushë dhe të fitojmë ndeshje. Kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë Shaqiri.
“Secila ndeshje ka historinë e vet dhe neve na duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo të shohim se ku do të qëndrojmë në fund të sezonit. Kur fiton ndeshjet kështu, ne do të luftojmë deri në fund për shumëçka, prandaj mendoj se neve veç na duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të fitojmë ndeshje”.
Shaqiri më pas ka folur edhe për veten dhe ndjenjën pas transferimit këtë verë në Anfiled.
“Ndjehem mirë, jam i gatshëm dhe kjo është me rëndësi për mua. Mund ta shihni edhe në fushë, po përshtatem mirë me ekipin. E patë besoj edhe kundër Watford. Në pjesën e parë provova që t’i bëjë disa pasime të mira. Po ndjehem mirë, ishte me rëndësi që të fitonim dhe ishte një fitore e mire”.
Liverpool është skuadër e pamposhtur edicion e tanishëm sikurse lideri Manchester City.