Pak ditë më parë Xhesika Polo i ka befasuar të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale pas postimit të disa fotove dhe videove përmes të cilave tregonte se po kryente një ndërhyrje estetike në fytyrë.
“Erdhi dita që dhe unë të bëj një ndërhyrje estetike”, shkruante ajo në njërin prej postimeve duke lajmëruar se nuk do ta linte me kaq.
Në një intervistë të fundit për “Panorama”, ajo rrëfen arsyen e kësaj ndërhyrjeje, por edhe një surprizë që nuk do ta deklarojë që tani. E pyetur se si ndihet pas kësaj ndërhyrjeje, ajo tregon se është shumë e lumtur.
“Procedura dhe postprocedura ishte e qetë dhe profesionale, pasi nuk kam fare dhimbje dhe që tani ndihem më mirë”, por shton se “kjo është ndërhyrja ime e parë estetike, jam në ditën e parë dhe që tani ndihem më rehat me veten. Sa për ndërhyrjet e tjera, kjo pjesë është surprizë…”, shton Xhesika.
Një prej personazheve që dëshiron t’i ngjajë jo vetëm në fizik, por edhe si artiste është Amber Rose.
“E kam njërën që më pëlqen, por jo se dua t’i ngjaj, pasi nuk dua të dal aq shumë nga vetja sa të tjetërsohem. Thjesht korrigjime, jo shumë të mëdha. Amber Rose më pëlqen shumë”.