Grupi terrorist, i cili e kreu sulmin në Barcelonë vitin e kaluar, e kishte planifikuar një sulm tjetër në stadiumin e gjigantit katalonas tri ditë më pas.
Rrjeti xhihadist, i cili i kreu sulmet terroriste në Las Ramblas dhe Cambrils të Barcelonës, si dhe në Tarragona më 17 gusht të vitit 2017, kishte synuar ta kryente edhe një sulm tjetër në stadiumin “Camp Nou”, gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Betisit, në ditën hapëse të La Ligës, sipas gazetës spanjolle “El Perioodico”, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja spanjolle pohon se grupi terrorist planifikoi t’i kryente disa ulmë atë të diele, përfshinë edhe një në stadiumin ikonë të Barcelonës.
Organi policor, që i ka hetuar sulmet e 17 gushtit, ka gjetur disa tregues se terroristët kishin planifikuar një sulm edhe në “Camp Nou”. Në telefonin e anëtarit të grupit terrorist, Mohammed Hichamy, hetuesit kanë fakte se ai kishin kërkuar informacione të ndryshme rreth stadiumit, si oraret e ndeshjeve dhe qasja në të, si dhe fotografi të stadiumit.
“Ka shumë mundësi që ata kanë dashur ta sulmonin stadiumin në mënyrën e njëjtë siç e bënë terroristët në Paris, të cilën e sulmuan stadiumin ‘Saint Denis’ gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar francez”, ka thënë një burim i policisë për gazetën spanjolle.
Për më tepër, pronari i një dyqani zyrtar të Barcelonës në qytet ka thënë për gazetën se të paktën dy anëtarët të grupit kishin blerë produkte tifozësh në dyqanin e tij, mbase për të tentuar të futeshin në stadium si tifozë, në ditën e sulmit të planifikuar.