Tri xhudiste britanike i kanë nisur stërvitjet në Kosovë.
Ato tashmë e kanë përfunduar stërvitjen e parë në Qendrën Nacionale të Xhudos.
Kjo u bë e ditur nga klubi i xhudos Bradley Stoke Judo Club, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Britani.
Kosova njihet si vend tejet i suksesshëm në sportin e xhudos.
Vendi ynë i ka të fituara tre medalje të arta në dy Lojëra Olimpike, në “Rio 2016” dhe “Tokyo 2020”.