Ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë në Kampin Olimpik në Arnhem, Holandë i cili po mbahet në qendrën sportive olimpike, Papendal dhe është kampi i fundit para IJF Masters që do të mbahet në Budapest të Hungarisë me 4-6 gusht.
Xhudistët, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena po përgatiten për garat e ardhshme nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajneres, Majlinda Kelmendi.
Ky kamp ka mbledhur 400 xhudistë nga 34 shtete të botës, duke veçuar edhe pjesëmarrjen e Japonisë, Brazilit e Uzbekistanit.