Xhuli dhe Edoni nisin pushimet bashkë

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura dhe Edon Shileku, po e vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ata po i kalojnë pushimet së bashku, të paktën kështu la të kuptohet Edoni pasi ndau një foto me Xhulin në Instagram, ku shihen duke marrë rreze në një plazh.

“Dhe udhëtimi jonë vazhdon”, ka shkruar Edoni krahas fotografisë.

Kujtojmë se Juliana doli finaliste në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ndërkaq udhëtimi i Edonit përfundoi më herët.

Të ngjashme