Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrin pjesë në samitin e Grupit G20 në Bali në nëntor, ka thënë presidenti indonezian, Joko Widodo.
Andi Widjajanto, ish-sekretar i kabinetit dhe këshilltar jozyrtar i presidentit Joko Widodo, i cili njihetsi Jokowi, i tha Reuters se të dy udhëheqësit do t’i bashkohen samitit.
Ndryshe ky është konfirmimi i parë që të dy liderët do të marrin pjesë në samit.
Ky do të jetë samiti i parë global që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe tensionet e rritura mbi Tajvanin.