Partia Komuniste e Kinës ka votuar për ta futur ideologjinë e Xi Jingping në kushtetutën e saj.
Me këtë, Jingping do të ngrihej në nivelin e njëjtë me themeluesin e këtij shteti, Mao Cedungit, shkruan BBC.
Votimi unanim për të përfshirë “idenë e Xi Jingping” ka ndodhur në fund të kongresit të Partisë Komuniste – që është takimi më i rëndësishëm politik në Kinë.
Jingping ka rritur fuqinë e tij në Kinë që prej kur është bërë lider më 2012.
Kjo lëvizje nënkupton që çdo ndryshim për Xi do të shihet si kërcënim për rregullat e Partisë Komuniste.