Xiaomi edhe më tej është i përkushtuar për sjelljen e pajisjeve interesante për treg.
Kompania kineze ka prezantuar tabletin e ri Mi Pad 4 me procesor Snapdragon 660, mbështetje LTE dhe çmim shumë atraktiv, transmeton ksp.
Tableti është i krijuar nga metali, ka ekran 8-inç LCD dhe rezolucion 1920 x 1200p.
Procesori i tij është Snapdragon 660 me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 2.2 GHz, si dhe grafikën Adreno 512.
Xiaomi pajisjen do ta ofrojë me dy konfigurime të RAM-it: 3GB + 32GB dhe 4GB + 64GB. Pajisja ka kamerë kryesore prej 13MP dhe atë për selfie me 5MP, funksion të hapjes me fytyrë, bateri 6,000 mAh dhe Bluetooth 5.0.
Xiaomi Mi Pad 4 aktualisht është i pranishëm në Kinë me çmim prej rreth 170 dollarësh për versionin me 3GB/32GB, derisa modeli 4GB/64GB kushton rreth 215 dollarë.
Varianti LTE i tabletit kushton rreth 230 dollarë. Xiaomi nuk ka dhënë detaje rreth paraqitje në tregun global të kësaj pajisje.