Yagcilar: Meritorët të pranohen në Administratë, po i mbrojmë nëpunësit nga ndikimi politik

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 09:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Administratë Publike IKAP në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Shkollën Franceze për Administratë Publike ENA kanë organizuar sesion trajnimi për shkëmbimin e përvojave evropiane mbi praktikat e mira të rekrutimit në shërbimin publik, raporton Ekonomia Online.

Ministër i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar tha se shkëmbimi i përvoja është i rëndësishëm dhe asnjë reformë nuk mund të bëhet vetëm me çështje imagjinare.

“Gjithmonë shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm. Asnjë reformë nuk mund të zbatohet vetëm në çështje imagjinare. E rëndësishme është ato shtetet që kanë pas një administratë të fuqishme siç është Franca. Shteti i Francës ka një shkollë që është shembull sa i përket administratës publike”.

“Në vitet e fundit ka ndodhur ndryshime sidomos në administratën publike dhe ka nevojë gjithmonë për ndryshim dhe përshtatje jo vetëm brenda vendit, por edhe në Bashkimin Evropian. Administrata është e rëndësishme që ofroni shërbime publike për qytetarët dhe qëllimi është lehtësimi i jetës së qytetarëve që marrin nga ne dhe t’i ndihmojmë në aspektin financiar”.

Për funksionimin efikas të administratës, ministri tha se njerëzit e duhur duhet që të pranohen në pozitat që i meritojnë, prandaj ai thotë se kanë krijuar norma të reja për t’i mbrojtura nëpunësit nga ndikimi politik.

“Për me i realizuar të gjitha këto nevojitet një administratë e fortë dhe të jenë të përgatitur. Këto rezultate arrihen vetëm kur pranohen njerëzit e duhur”.

“Po ashtu një administratë publike duhet të kryq të përgatitur teknologjinë. Për të arritur këto qëllime e kemi ndryshuar mënyrën e menaxhimit të punësimit në administratën publike. Ne kemi rregulluar edhe hapjen e vendeve të punës në administratën publike dhe kemi krijuar norma të reja për t’i mbrojtura nëpunësit nga ndikimi politik”, tha Yagcilar.

Yagcilar shtoi se gjendja e shërbyesve civil krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar progres.

“Në bashkëpunim me Komisionin Evropian i kemi përgatitur këto ligje dhe jemi në fazën e implementimit dhe kemi nevojë për përkrahje. Kjo qasje në administratën publike bazohet në mënyrën se si Komisioni Evropian vendos. Gjendja e përgjithshme e shërbyesve civili krahasuar me rajonin dhe vitet e kaluara është duke bërë progres. Synimi jonë është Bashkimi Evropian”.

Zëvendësambasadorja e Francës në Kosovë, Carole Blestel, tha se duhet të shmangen konfliktet dhe të luftohet nepotizmi, raporton EO.

“Viti i kaluar u organizua me temën me parandalimin e konflikteve. Tema e sotme është rekrutimi i shërbimit publik dhe e cila është aktuale. Na është dukur e rëndësishme që të organizojmë këtë seminar të ri. Kjo është e rëndësishme për afrimin e Kosovës me bashkimin Evropian”.

“Aftësia e qeverisë për të ofruar shërbime publike varet në radhë të parë nga efikasiteti i administratës së saj. Për atë vendet e shteteve anëtare insistojnë në administratën publike”.

“E përgëzoj ministrin për implementimin e 3 ligjeve dhe të zhvillimit të administratës publike. Ligji i ri për shërbyesit publik është në përputhje me standarde evropiane. Duhet të shmangen konfliktet e interesit dhe të luftohet nepotizmi”.

Dominique Dalmas Inspektore në administratën publike në Francë, duke lavdëruar vendin prej nga vjen tha se kosovarëve do tu ndimojnë që të marrin nga ta përvojat në këtë drejtim.

“Franca është një vend me një administratë publike shumë të fortë. Dhe gjithmonë shikohet se a ka nevojë për reforma na administratën publike. Dhe shpresoj që këto që do t’i them sot do t’i përvetësoni”.

Të ngjashme