Ministri Yagcilar vizitoi pilot qendrën e shërbimeve për qytetarë në Prizren

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës së Prizrenit  Mytaher Haskuka, të shoqëruar nga drejtorin i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi, (One Stop Shop) në Komunën e Prizrenit. Punimet për rregullimin e hapësirës dhe infrastrukturës në këtë Qendër kanë filluar në muaj gusht dhe po vazhdojnë me një intensitet të lartë, më qëllim që kjo Qendër të jetë sa më parë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Ministri Yagcilar tha se përmes kësaj Qendre synohet që të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët e regjionit të Prizrenit, ku do të ofrohen shërbimet të cilat ofrohen nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal. Veç kësaj, ministri Yagcilar, pohoi se MAP-i do të vazhdojë krijimin e qendrave tjera dhe në disa komuna, për të përfshirë më pastaj  të gjitha regjionet e Kosovës.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Departamenti i Inxhinieringut janë të përkushtuar që kjo Qendër të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme infrastrukturore dhe qasje për ofrimin sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët, duke mundësuar ofrimin e rrejtit shtetëror, ndërlidhjen e sistemeve  dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme