Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës së tij në Ankara, u mirëprit nga kryetari i OSYM (Qendra Shtetërore për Testime) Halis Aygun, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij shkëmbyen përvojat dhe nevojat e bashkëpunimit në fushën e reformave të administratës publike, posaqërisht sistemin elektronik të testimeve.
Yagcilar, pasi u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë për institucionet e Kosovës, e informoi Kryetarin Aygun per reformat në administratën shtetërore ku me ligjin e ri per zyrtaret publik shpalosi iniciativën e re për testimin elektronik për pranimin në shërbimin civil.