Në fillim të fjalës së tij, ministri Yagcilar, falënderoi ministrin Damjan Mancevski për ftesën dhe Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës për organizimin e mrekullueshëm të konferencës, që njëherit trajton edhe një temë të rëndësishme për procesin e reformimit dhe modernizimit të administratës publike në rajonin tonë.
Kjo konferencë, vazhdoi ministri Yagcilar, kërkon nga ne të diskutojmë për sfidat bashkëkohore në shërbimin publik dhe rëndësinë e partneritetit për arritjen e zgjidhjeve. Ministri Yagcilar premtoi se “Do të përpiqem ti përgjigjem kësaj temë duke ndarë fjalën time në 3 pjesë kryesore që adresojnë tri sfidat kryesore: Modernizimin e shërbimit civil dhe të shërbimeve publike, hapjen e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe ndërtimin e partneritetit”
Duke vazhduar, ministri Yagcilar tha se “Modernizimi i shërbimit civil kërkon mbi të gjitha adresimin e sfidave që kemi me rekrutimin dhe menaxhimin e personelit në administratën shtetërore.
Ministri Yagcilar, konferencën me temë “Sfidat bashkëkohore në shërbimin publik dhe roli i partneritetit për arritjen e zgjidhjeve” e vleresoi të rëndësishme dhe në drejtimin e duhur, duke ri-konfirmuar përkushtimin dhe vullnetin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të përkrahur dinamizmin e partneritetit tonë rajonal, në frymën e respektit të ndërsjellë.
Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri Mahir Yagcilar tha se “Ne të gjithë jemi zotuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Strategjia e fundit për zgjerim e BE-së e bënë të qartë, që përderisa dera e BE-së është e hapur për ne, kalimi i pragut kërkon sundim të ligjit, funksionim të demokratik dhe efektiv të shtetit dhe zgjidhje të kontesteve bilaterale. Administrata publike përbën një mundësi të veçantë që ne duhet ta shfrytëzojmë për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin në rajon.