Yll Blakaj, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria po punon shumë pak për diasporën.
Në një intervistë, Blakaj ka thënë se me institucionet shqiptare kanë raporte të mira, por sipas tij, përkrahja më e madhe prej tyre po mungon.
“Rrjeti i bizneseve komplet është i Ministrisë së Diasporës me një fond nga qeveria finlandeze ka filluar si projekt në vitin 2013 dhe ka shtrirje në shumë vende të botës ku ka shqiptarë”.
“Ka sfida të veta por ne ia kemi dalë mirë pasi aty participojnë shumë biznese vetëm rrejti i Evropësi dheka të anëtarësuar rreth 3000 biznese shqiptare”.
“Bashkatdhetarët janë të interesuar të investojnë ne vendet tona por nuk kemi koordinim. Në Kosovë dhe Shqipëri po bëhet pak për diasporën. Për këtë arsye nga politikanët tanë kërkojmë një qasje si duhet dhe u themi atyre që të mos merren me diasporën vetëm gjatë sezonës së verës por gjatë tërë vitit”.
Blakaj ka shprehur shqetësimin edhe për ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Duhet të merren me diasporën pasi tani është momenti i fundit. Kur i shoh të rinjtë që e lëshojnë vendin çdo ditë me dhemb zemra pasi ne jemi larguar në kohë – lufte faktori kryesor është konsumi dhe fuqia punëtore dhe në të dyjat po i lëndojmë shumë”.