Yll Limani është një prej këngëtarëve që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat me projektet e tij që pëlqehen nga çdo moshë.
Këngëtari i cili të dielën ka performuar në qytetin e Beratit në Shqipëri, ku është organizuar festë e madhe e quajtur “Wine & Stories of Berat”, është surprizuar nga një vajzë e vogël, e cila dinte këngën e Yllit dhe këndoi në skenë bashkë me të.
Ata e kënduan bashkë, këngën “Lshoja Zanin” të cilën Ylli e ka publikuar në dhjetor të vitit 2021, si pjesë e “mini-albumit” që solli.