Ylli i Bollywood-it Salman Khan është shpallur fajtor për gjueti të paligjshme dhe mund të përballet me 6 vite burg.
52-vjeçari vrau me armë dy drerë mjaft të rrallë në një rezervë të kafshëve të egra në Indi në vitin 1998.
Katër yje të tjerë që gjithashu akuzoheshin për këtë rast Saif Ali Khan, Sonali Bendre, Tabu dhe Neelam u shpallën të pafajshëm.
Khan më parë ishte dënuar 5 vite por u lirua nga Gjykata e Apelit.