Ryan Phillippe është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij modele. Elsie Hewitt e ka akuzuar yllin e Hollywood për dhunë në familje dhe si konsumues droge.
Ajo është shprehur se aktori e ka dhunuar kur shkoi të merrte disa sende personale tek shtëpia e tij. Sipas Blast, 21-vjeçarja kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim nga aktori 43-vjeçar për sulmin që e la atë me dhimbje në kraharor dhe mavijosje.
Megjithatë burime pranë Phillippe tregojnë për Daily Mail se ishte modelja që nxiti incidentin, duke sulmuar fizikisht yllin e ‘Shooter’.
Në dosjen ligjore, Hewitt, i cila ka pozuar për Playboy, pohon se Phillippe përdor një shumëllojshmëri të drogërave përfshirë kokainën, ekstazën etj. Ajo pohon se gjatë vizitës së saj në shtëpinë e tij në Ditën e Pavarësisë, ai e sulmoi duke e hedhur me dhunë nga shkallët. Hewitt shkoi në spital dhe raportoi sulmin në polici, që lëshoi një urdhër mbrojtje ndaj saj.
Megjithatë, burimet pranë Phillippe këmbëngulin ishte modelja që sulmoi fizikisht Ryan duke shkaktuar incidentin dhe më pas refuzoi të largohej nga shtëpia. Sipas burimit plagët ndodhën kur ajo ra, duke u shprehur se akuzat e dhunës në familje janë të rreme si edhe padia ka të bëjë me hakmarrjen dhe famën.
Përveç kësaj, Phillippe nuk po përballet me asnjë akuzë që ka të bëjë me incidentin dhe as nuk ekziston një urdhër mbrojtjeje aktualisht në vend, deklaroi burimi.
https://www.instagram.com/p/BZMp7HLlZSf/?taken-by=elsiehewitt