Mesfushori i Barcelonës, braziliani Arthur Melo është bërë temë në mediat spanjolle.
Athur ka shkelur protokollin e vendosur nga La Liga dhe kjo është arsyeja që ai është kritikuar jashtëzakonisht shumë.
Protokolli i vendosur nga shteti dhe La Liga parasheh që futbollistët të udhëtojnë vetëm me një makinë për në stërvitje.
Arthur të premten ishte në stërvitje të Barcelonës me makinën e tipit ‘Range Rover’, ndërsa gjatë ditës së sotme ai është paraqitur në qendrën stërvitore me Ferrari.
Kjo gjë ka bërë bujë të madhe, pasi lojtari nuk i është përmbajtur protokollit të vendosur nga La Liga dhe shteti spanjoll.
Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Barça me lojtarin e saj që ka thyer protokollin.
AS raporton se Barcelona pritet ta dënojë lojtarin, pasi shumë thjeshtë protokolli është shkelur.
Kujtojmë që ditë më parë Salomon Kalou shkeli rregullat e protokollit, ndërsa Hetha Berlin e pezulloi atë deri në fund të sezonit. /Telegrafi/