Borussia Dortmundi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen si mysafir kundër Wolfsburgut, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Volkswagen dhe vlen për xhiron e 27-të të Bundesligës.
Në minutën e 32-të të ndeshjes, Raphael Guerreiro, i cili fundjavën e kaluar i shënoi dy gola, e kaloi në epërsi skuadrën e tij përmes një goli të shënuar nga afërsia, raporton Gazeta Express.