Anësori Matteo Politano, ka thënë se Inter mund të arrijë deri në finale të Ligës së Evropës, dhe se mund ta fitojë atë.
I transferuari nga Sassuolo, po gëzon një formë të mirë në fanellën e Interit, duke u kthyer në titulluar për trajnerin Luciano Spalletti, para Antonio Cadrevas.
“2018 ka qenë viti më i mirë i jetës sime”, ka deklaruar Politnao për Gazzetta dello Sport, duke përfshirë kalimin te Inter, dhe luajtjen në Ligën e Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.
“Nuk kam pritur të luajë shumë ndeshje, dhe kalimi në Milano ka qenë një lloj kërcënimi për mua”.
“Qëllimi ynë është që t’i afrohemi Napolit dhe të bëjmë më mirë për vendin e katërt sesa një vit më parë”.
“Ne mund ta fitojmë Ligën e Evropës, ne besojmë në atë. Chelsea është rivali më i fortë me të cilin do të luajmë, por ne jemi të fortë dhe mund të arrijmë në finale”.