Ylli i Interit i nënshtrohet operacionit në gju

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë të premten.

Përfaqësuesi i Kilit vuan nga dhimbjet në gjurin e majtë dhe zikaltrit njoftuan se ish-lojtari i Juventusit, Bayern Munich dhe Barcelonës duhet të operohet.

33-vjeçari i ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A që prej se iu bashkua Interit në verën e kaluar dhe luajti vetëm 52 minuta në fitoren e zikaltërve 1:0 kundër Atalantës të hënën.

Vidali mungoi kundër Lazios më 14 shkurt për shkak të dëmtimit në gju dhe i luajti vetëm 32 minuta në total në tri ndeshje, kundër Milanit, Genoas dhe Parmës para se të rikthehej titullar kundër Atalantës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme