Pasi dështoi për ta fituar Kupën e Kosovës, Golden Eagle Ylli ka vendosur për ndryshime në formacion. Klubi suharekas i basketbollit ka njoftuar të premten mbrëma se ka angazhuar 21-vjeçarin nga Shqipëria, Nikolla Haruni.
“Ai vjen nga Shqipëria por që gjatë karrierës së tij si profesionist ka qenë aktiv në Greqi”, ka njoftuar Ylli.
Në fakt nuk ka shumë informata për karrierën e Harunit në faqet e specializuara të basketbollit. Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Shqipërisë. Haruni tashmë është në Suharekë dhe nesër fillon me stërvitje.
Ylli është i pari në Superligë dhe synon titullin e kampionit.