Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 75-71 (13:15, 16:18, 20:13, 26:25), të dielën në Therandë, duke barazuar serinë finale në 2-2.
Edhe finalja e katërt mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante, sidomos joshëse ishte finish i kësaj ndeshje.
Mitrovicasit e nisën më mirë duke e mbyllur me dy pikë epërsi çerekun e parë, pra 13:15, dhe e mbajtën të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë me rezultat 16:18.
Mirëpo, në periudhën e tretë Ylli bëri lojë shumë më të mirë. Nikoqirët fillimisht e përmbysën disavantazhin prej katër pikëve, duke fituar me rezultat 20:13 në çerekun e tretë.
Edhe dhjetëminutëshi i fundit foli në favor të Yllit, skuadër kjo që u tregu ekip shumë më i mirë në finish të kësaj supersfidë e cila përfundimisht u mbyll me fitoren e therandasve më katër pikë epërsi (75-71).
Alonzo Verge Jr ishte sërish ylli i ndeshjes me 27 pikë, gjashtë topa të kthyer e shtatë asistime, derisa te Trepça më i dalluari rezultoi të jetë Kevin Capers me 17 pikë.
Titulli i kampionit do të përcaktohet në finalen e pestë e cila do të luhet pas tri ditësh në ‘Minatori’ të Mitrovicës. (RTK)