Futbollisti paraguaian Braian Samudio e ka lartësuar ish-bashkëlojtarin e vet kosovar te Rizespor, Vedat Muriqi, duke e quajtur atë lojtar të veçantë që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Yeni Rize Şehir Stadium.
Samudio, i cili luajti përkrah Muriqit në sezonin shpërthyes të sulmuesit kosovar në Superligën e Turqisë më 2018/19, beson se ata dy e kompletonin njëri-tjetrin në fushë.
26-vjeçari nga Prizreni i regjistroi 25 gola dhe 11 asiste në 52 paraqitje për Rizesporin në të gjitha garat gjatë një sezoni në klub, një periudhë mbresëlënëse Yeni Rize Şehir Stadium që ia siguroi kalimin në Fenerbahce verën e kaluar.
Samudio beson se kontributi i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës në Rizespor ka qenë shumë i rëndesishem.
“Vedat Muriqi është lojtar i veçantë”, ka thënë anësori paraguaian për ish-bashkëlojtarin e vet kosovar.
“Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Rizespor. Natyrisht, kur unë luaja me Vedatin, kisha shumë hapësirë në fushë. Ne dy e ndihmonim shumë njëri-tjetrin në fushë. Ne e kompletonim njëri-tjetrin”, ka shtuar ai.
Muriqi e barti formën e lartë nga Rizespori në Fenerbahce, duke e vazhduar shkëlqimin me 15 gola dhe gjashtë asiste në 28 paraqitje këtë sezon para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin.
Loja madhështore në dy sezonet e fundit në ligën elitare turke dhe me ekipin kombëtar dardan ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane t’i kushtojnë vëmendje Muriqit.
Manchester United dhe Tottenham Hotspur në Premierligë dhe Lazio në Serie A thuhet të jenë të interesuara për ta pasur në skuadër sulmuesin kosovar për sezonin e ardhshëm.
Madje, trajneri Jose Mourinho e sheh Muriqin si zëvendësues ideal të Harry Kane, i cili pritet të largohet nga klubi në verë./ge