Hyri me forcë në një shtëpi dhe vodhi mjete pune, kapet i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje të rëndë, e cila kishte ndodhur të dielën në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari, kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku kishte vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme