Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtinë. Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit kanë mbërritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati me sëpatë. Ajo i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej.
Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 policë në Pejë janë suspenduar për këtë rast.