Yllka Gashi apo siç njihet në publik në rolin e Zanës tek “Familja Moderne” tash e një kohë është larguar nga Kosova, shkruan lajmi.net.
Aktorja po jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa tani i janë hapur dyert e suksesit edhe në atë vend.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur që sërish do të jetë pjesë e shfaqjes “Women on Fire-Stories from the frontlines”.
Shfaqja mbahet më 29 maj dhe më 1 qershor në hapësirat e “Royal Family Productions” në New York, ndërsa është me regji të Chris Henryt. /Lajmi.net/