Rekord i zi në Amerikë, 4 mijë të vdekur brenda ditës nga Covid-19

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten e kanë pasur ditën më të keqe sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 pasi kanë shënuar katër mijë e 33 viktima.

Kështu ata ia shkuan shifrës prej tre mijë e 903 vdekjeve që kishin ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, numri i njerëzve që aktualisht ndodhet në spitalet amerikane është zbutur në 132 mijë e 370.

Shifra të zbutura nuk ka sa iu përket personave të infektuar pasi që numri ka shkuar në 266 mijë e 197 të infektuar brenda një dite, e dyta shifër më e lartë që kur ka filluar pandemia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme