Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se Administrata Biden në SHBA procesin e dialogut Kosovë-Serbi do ta koordinojë më shumë me Bashkimin Evropian.
Ymeri në “RTV Dukagjini”, thotë se sipas të gjitha gjasave Brukseli bashkë me Administratën e Bidenit do të kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme ku përfshihet edhe Asociaconi i komunave me shumicë serbe.
“Pos Asociacionit do të kërkohet një bashkëpunim rajonal në formën e një Minishengeni”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se Kosova do ta ketë shumë të vështirë ta ndryshojë këtë diskurs të dialogut.
Ymeri thotë se Kurti do të ishte personi më i përgatitur për të drejtuar dialogun dhe për t’u përballur me Serbinë por sipas tij ai nuk e ka bërë deri më tani.
“Sigurisht se shumë më mirë do të mund të ndikohej në dialog nga pozita e kryeministrit, por Kurti nuk veproi kështu”, tha ndwr tw tjera Visar Ymeri./Telegrafi