Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në përbërje prej kryetarit Visar Ymeri, Albin Kurtit dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në festën e Fitër Bajramit vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava. Prej aty uruan edhe të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.
“Kjo është festë që e kujton rëndësinë që e ka kolektiviteti dhe solidariteti brenda tij për jetën e njeriut. Po ashtu sa e rëndësishme është gadishmëria për sakrificë për barazinë”, tha kryetari Ymeri pas kësaj vizite.