Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i ftuar në emisionin “Argument plus” në RTV21 tha se marrëveshja për demarkacion nuk ka kurrëfarë legjitimiteti.
“Marrëveshja për demarkacion tash nuk ka kurrëfarë legjitimiteti as popollure as demokratik as poltiik e qe besa as insitucional dhe si e tillë që natyrisht duhet të jetë fundi i saj” u shpreh Ymeri.
Ymeri tha s se qfarëdo tentimi për ta risjellë këtë marrëveshje në skenën publike do të kundërshohet nga qytetarët e Kosovës.
“Natyrisht se qfarëdo tentimi për ta risjellë këtë marrëveshje në skenën publike institucionale në Republikën e Kosovës do të përballet me rezistencë dhe kundërshtim edhe më të hapur të qyetetarëve të Republikës sepse qartazi kjo marrëveshje është e dëmshme për Rebublikën”
“Dhe në këtë mënyre e kemi e një grusht njerëzish në qeverinë e Rep të Kosovës të cilët vazhdimisht tentojntë tëringjallin marrëveshje të vdekura duke e synuar ringjalljen me, ta quaj ashtu figurtivisht me gjakun e Kosovës” tha ai.
Sipas Ymerit kjo marrëveshje tashme nuk ka pikë legjiimiteti.
“Mendoj qe është njëra prej temave në Kosovën e pasluftës që më më së shumti është kundërshtuar në mënrë aktive dhe publike nga qytetarët e Republikës së Kosovës, një marrëveshje e cila nuk ka as legjitimitet as pranueshmëri,natyrisht qe është marrëveshje e vdekur” tha Ymeri.