Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka ngritur çështjen e arritjes së marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin ka thënë se ka qenë një proces jo transparentë.
Ymeri e ka quajtur skandaloze nënshkrimin e kësaj kontrate, duke shtuar se me termocentralin “Kosova e Re”, rryma do të shtrenjtohet për 18 %.
“Siç jeni njoftuar dje është nënshkruar marrëveshja për Kosovën e Re. Kjo është një prej projekteve më të mëdha dhe procesi i negocimit më jo transparent njëjtë sikur ato marrëveshjet për autoatrën. ky është rasti më i dëmshëm i privatizimit një hap i dëmshëm për rigjenerimi e energjisë elektrike ky privatizim nuk është i qëndrueshëm”.
“Ky lidhet me mirëqenieje atëherë ky lloj privatizimi është ikje e shtetit nga përgjegjësia. Me ketë kontratë ne po heqim dorë nga pasuria jonë e energjisë. Duke i shndërruar ato në mall tregu dhe jo ta përdorim energjinë tonë për zhvillim ekonomik sepse kjo i bien që po heqim dorë. Me privatizim këtë mundësi ne po e dëmtojmë vendin tonë, e keni parë që tash ka një kërkesë të ZRrE-ja që tarifa e energjisë të rriten diku afër 18%”.
“…momentin kur fillojmë të konsumojmë energji elektrike qytetarët do të paguajnë tarifën e energjisë elektrike për 40% më shumë. I bëjë thirrje qeverisë që me projekte të tilla të bëjnë kujdes sepse minierat e tona shtetërore nuk janë pronë e qeverisë, duhet të garantojmë që ato të jenë në shërbim të qytetarëve e jo të trashës së gjepave”.