Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me ndaljen e Bllokut A5 për sanimin e rrjedhjeve të ujit, duke theksuar se kjo ndalesë po i kushton Kosovës afër çerek milioni euro brenda 24 orëve.
Sipas saj, me ndaljen e prodhimit prej rreth 125 MWh, vendi detyrohet të blejë energji në bursa ndërkombëtare me çmime të larta, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.
Ymeri paralajmëroi se këto kosto po rëndojnë të ardhmen ekonomike të vendit, në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni
Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit.
A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal.
Me çmimin e Megawatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 Euro
Për 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme.
Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike.