Gjatë seancës së jashtëzakonshme për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se Kosova rrezikon të humbë shumë nëse vazhdohet të humbet kohë në procesin e dialogut.
“Sot ne do të ishim në një gjendje tjetër dhe do ta kishim një pozicion shumë më të fortë institucional karshi Serbisë. Nëse vazhdojmë me humbë kohë në këtë proces të dialogut, rrezikojmë të humbim shumë jo vetëm territor e kush e di çfarë do t’i bie Hashim Thaçit në mend sa po flasim ne”.
Për rezolutën e LDK-së, Ymeri tha se duhet të plotësohet, raporton Ekonomia Online.
“Në formë kjo rezolutë ka ndryshuar për të cilat nuk jemi konsultuar. Kjo rezolutë duhet dhe bën të plotësohet”, shtoi Ymeri.