Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka njoftuar se nga mbrëmë ka pranuar mesazhe të ndryshme rreth interesimit të saj për gazin amerikan.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka shkruar se këto mesazhe janë ashiqare prej taborit të VV-së, duke i shkruar siç ka thënë ajo po punon kundër Republikës.
Sipas Ymerit këto mesazhe janë te rrejshme, dhe të rrezikshme për punën e saj.
Postimi i saj i plotë:
Prej mbramë, njerëz me identitet e pa identitet kanë shkru komente, poste, mesazhe pa ndal kunder meje pse jam interesu për projektin e Gazit Amerikan.
Mesazhi i tyre, ashiqare prej taborrit VV është : po punon kundër Republikës.
Këto mesazhe janë të rrejshme, edhe të rrezikshme për punën time në interesim për mundësinë.
Nëse keni mendu që fjalia e parë edhe e fundit vjen nga Kurti e Ministrja pa e kuptu edhe çfarë po ofrohet nga pala ndërkombëtare, e keni pas gabim përshtypjen.
Dmth me bá tregti me Vuk Hamovic, me marr parate e GEN Serbisë, me manipulu çmime me ElektroPrivredën e Serbisë është punë e Qeverisë a po?
Ndërsa na me shujt, përderisa na keni marr 1 Miliardë për energji, na keni humb shkolla, spitale, jetën.
Pyetjet për një projekt nuk do të thotë luftë bile e kundërta, shtrohet pyetja pse Qeveria s’po e shtron debatin, kundër kujt po lufton Qeveria e Kosovës e kënd po e mbron, mafinë energjetike?!
Me komente lincuese vetëm e tregoni frikën që keni. Kjo punë është për Kuvend me kuptu të gjithë se çfarë ofrohet edhe të përballemi me Kryeministrin e Ministren se çfarë plani kanë saktë e jo përralla të 2050-tës.
Po nuk duhet të lihet me kaq, nevojiten edhe hetime ndërkombëtare kur sistemi ynë i drejtësisë po auditon relievin, sepse ndikimi i mafisë energjetike, Kinës e Rusisë duhet të vlerësohet sa ndikon në ekonomi e politikë të Kosovës e Ballkanit.