Ymeri raporton në polici aktivistin e VV-së, Alban Krasniqi, thotë se e kërcënoi me SMS

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 14:15 | Nga

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka raportuar në Polici Alban Krasniqin, aktivist i kësaj partie.

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur në ankesën e tij në polici të hënën pasdite ka thënë se ka pranuar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese më 1 prill, mëson Koha.net.

Rasti mësohet se është iniciuar për hetim nga ana e policisë dhe është dedikuar në procedim të mëtejmë.

Sot policia e Kosovës konfirmoi rastin në raportin 24-orësh, por duke mos bërë të ditur për kë bëhet fjalë. “Kanosje – Sheshi ‘Shaqir Igrishta’ – Prishtinë 02.04.2018 – 13:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhej në raportin e policisë.

Krasniqi është bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Ymerin dhe Krasniqin, por asnjëri nga ta nuk ishte i qasshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme