Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie, tha se nuk ka asnjë lëvizje nga qëndrimet tashmë të ditura në opinion.
Ymeri ka thënë se secili duhet të heqë dorë nga interesat vetjake për të mirën e Lëvizjes.
Ai tha se nuk e di nëse kjo parti do të ndahet, por tha se asnjëri nga grupet nuk ka ndryshuar qëndrimet që janë paraqitur në media.
“Edhe sonte që diskutuam nuk pash ndonjë lëvizje nga qëndrimet edhe nga përshtypjet që njerëzit i kanë për problemin. Mendoj se pa e pasur një dakordancë për atë se çka e ka nxitur, dhe si është shkaktu ky problem dhe pastaj se si duhet ecur përpara, atëherë nuk do të ketë marrëveshje”, ka thënë Ymeri.