Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka replikuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me mbajtjen në arrest shtëpiak të mbesës së Visar Ymerit, Adea Batusha, njëra nga të akuzuarit për sulm ndaj Kuvendit.
Derisa Veseli theksoi se pse disa nga të akuzuarit për terrorizëm kanë mbetur në paraburgim, e disa të tjerë në arrest shtëpiak, si rasti i Adea Batushës, Ymeri replikoi ashpër, duke thënë se shteti është kapur nga Kasdri Veseli
“Ky shtet është i kapur nga Kadri Veseli”, tha Ymeri, duke shtuar se duhet të diskutohet pse vdesin njerëzit në burgjet e Kosovës.
Ai tha se deputetët duhet të sigurojnë se shteti ofron drejtësi për të gjithë, e që sipas tij, nuk është duke ndodhur.
Sipas Ymerit, ndërhyrja direkte e Kadri Veselit te deputetët ka bërë që të dështojnë seancat e jashtëzakonshme për Astrit Deharin.