Analisti Visar Ymeri thotë se Kadri Veseli ka pasur qëndrim shumë dinjitoz pas konfirmimit të Gjykatës Speciale.
“Në këto ditë, qëndrimin më dinjitoz dhe më të dobishëm e ka mbajtur Kadri Veseli. Ky është qëndrimi më i rëndësishëm se si do të duhej të sillej shoqëria jonë në këto momente. Ne mund të fajësojmë këdo që duam. Ne mund të mblidhemi në shesh 1.8 milionë banorë dhe të qajmë në shesh por kjo nuk na ndihmon. Ne duhet të dimë se po ballafaqohemi me një proces juridik”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ymeri në “Debat Plus” thotë se disa gjëra janë duke u keqinterpretuar sa i përket aktakuzës së Speciales.
“Specialja nuk e konsideron UÇK-në “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Specialja thotë se brenda strukturave të UÇK-së në nivel të komandave e nën komandave ka pasur individë që kanë bërë këtë “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Termi “disa” e jo të gjithë e bënë këtë ndarje juridike”, shtoi ai në RTV Dukagjini.
Analisti thotë se mbetet shqetësuese fakti që furnitori kryesor i Gjykatës Speciale është Serbia.